Vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:00

Vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues

 Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet.

Ditëve të fundit anëtarët e këtij Komisioni kanë mbështetur për kandidatët  Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderi.

Filtrin e komisionit nuk e kanë kaluar kandidatët Savo Klimovski, profesori universitar Todor Vitlarovi, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko Sekullovski, Voislav Dimovski, së fundmi prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska. Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katërve u ka përfunduar mandati.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*