U arrestuan tre personat në lidhje me sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 21:06 Updated

U arrestuan tre personat në lidhje me sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre persona në lidhje me sulmin fizik që ka ndodhur sot ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor kanë arrestuar R.A., R.A. dhe B.A. pas kallëzim penal paraprak nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e punës në Komunën e Haraçinës”, sqarojnë nga Policia.

Policia paralajmëroi padi ndaj tyre në lidhje më kryerjen e veprës penale “Dhunë”, e dënueshme në bazë të nenit 386 nga Kodi Penal.

Ndryshe, sot është sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi. Raportohet se sulmi është bërë nga anëtar të familjes së ish-kryetarit të Komunës Brahim Ajvazi. “Arsyet e sulmit ishin mosrealizimi i kërkesave të tyre personale e biznesore. Gjoja me veprimet e mia si kryetar komune ua prishi hesapet e tyre.

Fillimisht kërkojnë që emërimet e drejtorëve të shkollave fillore të bëhen sipas kërkesave të tyre, duke mos plotësuar asnjë kriter ligjor, por përmes së cilëve do të munden që më me lehtësi ti realizojnë qëllimet si dhe të jenë në shërbimin e tyre. Synimet e këtij grupi janë me prapavija të këqija, e që janë në dëm të banorëve të komunës, duke kërcënuar e shantazhuar ekipet e shumta që i kryejnë obligimet e veta, e që janë pjesë të projekteve të ndryshme”, deklaroi kryetari Ibraimi pas sulmit.

Lexo rreth rastit:

Incidenti fizik, sqarohet kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi

Është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 21:06 Updated
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*