S’ka marrëveshje, vazhdon greva e arsimit në Kosovë

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:06

S’ka marrëveshje, vazhdon greva e arsimit në Kosovë

Takimi për rreth dy orë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Këshillin Grevist të BSPK-së nuk ka pasur asnjë rezultat.

Kryetari sindikatës, Rrahman Jasharaj në një prononcim për media u shpreh se nga ky takim nuk kanë marrë asgjë pozitive.

Nuk është vendosur për ndërprerjen e grevës as pas takimit të Këshillit Grevist me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Jasharaj u shpreh se temë e nxehtë ishte pakoja e prezantuar nga qeveria, në të cilën ka këmbëngulur Kurti.

“Anëtarësia do t’i thotë jo pakos. E lutëm shumë kryeministrin ministrin Murati dhe ministren Nagavci të ofrojnë lëvizje të re që ta tejkalojmë këtë situatë. Arsyetimi i tyre është i zakonshëm që kanë dhënë pakon e tyre dhe se dimri do të jetë i vështirë. Kjo ndihmesë nuk po shtohet kanë mbet te pakoja që e kanë ofruar”, tha Jasharaj.

Ai tha se është pozitive që dialogu ka filluar.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:06
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*