Si ruhet në mënyrën e duhur hudhra?

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:26

Si ruhet në mënyrën e duhur hudhra?

Hudhra është një përbërës i zakonshëm në kuzhina. Aq shumë receta nga kuzhinat e gjithë botës fillojnë me fërgimin e hudhrës në vaj, por mjafton vetëm aroma dhe ushqimi të marrë një shije tjetër.

Me fillimin e ditëve të ftohta fillon edhe sezoni i hudhrës. Mund të jetë pjesë e shumë gjellëve, andaj është mirë ta mbajmë në kuzhinë në çdo moment.

Si të ruhet hudhra?

Para së gjithash, me rastin e blerjes së hudhrës, kushtoni kujdes që thelpinjtë e saj të jenë të fortë. Nëse hudhra është e butë, do të thotë që shpejt do të kalbet.

Kokat e hudhrës ruani në vend të ftohtë dhe të thatë me qarkullim të mjaftueshëm të ajrit. Prandaj mos e fusni në frigorifer, përveç nëse nuk planifikoni ta përdorni në afat prej disa ditësh.

Si ta ruani thelbin e paqëruar të hudhrës?

Ruani vetëm thelpinj të paqëruar me pjesën e mbetur të kokës së hudhrës. Në rast se keni vërejtur që hudhra po mbin, patjetër pritni të gjithë pipat e gjelbër, vetëm atëherë mund ta përdorni. Ndonëse nuk janë të dëmshëm, këta pipa mund të kenë një shije të hidhur.

Ruajtja e thelpinjve të pastruar të hudhrës

Meqenëse lëvorja ndikon si lyerje mbrojtëse, thelbi i qëruar i hudhrës do të kalbet më shpejt se ai i paqëruar. Ruajeni në një enë hermetikisht të mbyllur, në frigorifer. Në këtë gjendje afati i qëndrueshmërisë është deri në tri ditë.

Ngrirja e hudhrave

Po, hudhra mund të ngrihet. Duke qenë se është një ushqim që përdoret shpesh, është mirë që ta ruajmë. Hudhrën mund ta ngrini në çdo formë: të tërën, të qëruar dhe të grirë. 

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:26
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*