Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Klinë

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:09

Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktur masën e paraburgimit prej një muaj të dyshuarit për dhunim të të miturës në Klinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe lehtësisht mund ti shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij, duke shtuar këtu faktin se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qëllim të shmangies se përgjegjësisë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Gjykata ka konstatuar se lënia në liri e të dyshuarit përbën rrezik që i njëjti të ikë, të fshihet a t’i shmanget organeve të drejtësisë gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin e lartpërmendur.

Gjykata poashtu ka bërë të ditur se i dyshuari dhe familja e të dëmtuares, njihen mes vete.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:09
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*