Në mesin e 229 shteteve, Maqedonia është e 42-ta për nga vdekshmëria

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 08:47

Në mesin e 229 shteteve, Maqedonia është e 42-ta për nga vdekshmëria

Maqedonia e Veriut është në vendin e 42-të sipas shkallës së vdekshmërisë në listën e CIA-s në të cilën janë renditur 229 shtete në botë.

Vendi ka një koeficient prej 9,61 raste të vdekjeve në 1.000 banorë në vit. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si numër mesatar vjetor i rasteve të vdekjeve në 1.000 banorë në mes të vitit.

Sipas listës së CIA-s, bindshëm në vendin e parë në botë është Serbia me një koeficient prej 16,39.

Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar kanë vdekur 28.516 persona. Shkaktarët më të shpeshtë për vdekje kanë qenë sëmundjet e sistemit qarkullues (35.9%), komplikimet nga KOVID-19 (20,6%), neoplazmat (13.8%), sëmundjet endokrine, nutritive dhe metabolike (5.8%) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (4.2%).

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 08:47
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*