Çfarë do të bëjë Xi përballë dështimeve të Putinit?

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:35

Çfarë do të bëjë Xi përballë dështimeve të Putinit?

Jehona e disfatave të pësuara së fundmi nga Rusia në Ukrainë – si rezultat i një kundërofensivë në verilindje dhe jug të vendit – mund të arrijë deri në Kinë. Jemi ende në fushën e spekulimeve dhe mbivendosjeve të çështjeve të ndryshme. Por në të njëjtën kohë, këto bashkime krijojnë hapësirë për ​​argumente të caktuara.

Në Pekin po e vëzhgojnë me një vëmendje të jashtëzakonshme atë që po ndodh në Kharkiv dhe Kherson, ashtu siç kanë ndjekur gjithmonë më vëmendje ecurinë e fushatës ushtarake ruse. Dhe tërheqja e ditëve të fundit, mund të shihet si shkak për siklet dhe nervozizëm.

Duhet pasur parasysh se lideri Xi Jinping nuk ka ndërmend që të gabojë as edhe një gjysmë lëvizje në prag të Kongresit të Partisë Komuniste të 16 tetorit, që do jetë hapi themelor për sundimin e tij të përjetshëm që kalon nga marrja e mandatit të tij të tretë në detyrë.

Dhe këtë javë, Xi – që do të shkojë në Kazakistan dhe Uzbekistan, ku do të marrë pjesë edhe në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) – duhet të takohet në Samarkand me Vladimir Putin (në kuadër të samitit). Do të jetë një takim i rëndësishëm, i pari pas pandemisë së Covid-19, teksa miliona kinezë po jetojnë midis kufizimeve të reja.

Të dy e përkufizojnë veten si miq personalë, dhe një pjesë e angazhimit ndërkombëtar të Xi ka qenë gjithashtu afrimi pragmatik me Moskën. Tani nëse Putin do të duket si një humbës, bëhet më e vështirë që lideri kinez të justifikojë para liderëve të partisë së tij të gjitha planet e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Jo vetëm kaq, tërheqja nga fronti ukrainas i ushtrisë ruse mund të rrëzojë dhe narrativën e “rënies së Perëndimit”, të cilën Partia Komuniste Kineze e Xi-së e promovon me shumë zell, si brenda vendit, ashtu edhe nën arenën ndërkombëtare si një vektor të depërtimit strategjik.

Të vësh në dyshim “rënien e Perëndimit”, do të thotë të vësh në dyshim thelbin e narrativës strategjike të Pekinit. Megjithatë, nëse Ukraina po përparon në frontin e luftës, ajo po e bën këtë falë Perëndimit – SHBA, BE, Japonisë, Koresë së Jugut – të cilat e kanë furnizuar Kievin me armë të sofistikuara dhe efektive, duke i dhënë mundësi të përparojë dhe rrjedhimisht të sprapsë forcat ruse.

Por përveç atyre armëve, Perëndimi i ofron Ukrainës edhe shpresën, ëndrrën e lirisë (që përkthehet në anëtarësim në BE, NATO, por edhe me dëshira më të thjeshta e të përditshme). Kjo është edhe ajo që u jep ushtarëve ukrainas forcën për të luftuar.

Nga ana tjetër, modeli rus (që përputhet me atë kinez vetëm në funksion të narrativës dhe interesit) është në vështirësi, pasi ushtarët e Kremlinit janë të pamotivuar, të rraskapitur dhe të pakënaqur. Gjithë kësaj i shtohet edhe një problem tjetër: nëse përvoja e Ukrainës funksionon (është ende shumë herët për ta thënë këtë), Perëndimi mund të jetë më i motivuar për të ofruar mbështetje për Tajvanin.

Nëse e bënkëtë tani – sipas kërkesave të tilla të parashtruara nga Ministri i Jashtëm – do të krijonte lidhje që do të jene të vështira për t`u prishur, duke ndihmuar në ndërtimin e një identiteti kulturor ndërkombëtar për Taipein.

Ose për ta bërë më vonë (me mbështetje ushtarake dhe masa ekonomike/tregtare), nëse Partia apo shteti i Xi, apo kushdo që zë vendin e tij, urdhëron pushtimin e ishullit. Prandaj, nuk është rastësi që takimet e fundit në Rusi të Li Zhanshu – një figurë shumë e afërt me Xi dhe numri tre i Partisë Komuniste, kalojnë në një formë tjetër në komunikimet e Moskës dhe Pekinit.

Qeveria ruse thotë se kinezët kanë ofruar mbështetje për pushtimin ukrainas. “Ne po shohim që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO, po e zgjerojnë praninë e tyre pranë kufijve rusë, duke kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve rusë. Ne e kuptojmë plotësisht nevojën për të gjitha masat e marra nga Rusia për të mbrojtur interesat e saj themelore, ndaj ne ofrojmë ndihmën tonë”.

Në lidhje me çështjen e Ukrainës, po shohim sesi Perëndimi e vendosi Rusinë në një situatë të vështirë. Në këtë rast, Moska bëri një zgjedhje të rëndësishme dhe u përgjigj me vendosmëri”.

Por a shprehu vërtet qëndrime të tilla një nga anëtarët kryesorë të Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze? Më herët, zyrtarët kinezë nuk e kishin mbrojtur kurrë publikisht “domosdoshmërinë” e pushtimit rus, dhe as nuk e pranuan që Pekini “po i ofronte ndihmë” Rusisë.

Në fakt, kjo gjuhë e qartë mbështetëse mungon edhe në deklarata e palës kineze për takimet e Li. Në versionin kinez, nuk përmendet asnjë referencë për Ukrainën. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Xinhua”, Li shprehu gatishmërinë e Kinës për të “vazhduar të punojë me Rusinë për të mbështetur njëri-tjetrin më me vendosmëri në lidhje me çështjet që prekin interesat e tyre themelore dhe shqetësimet kryesore”.

Një distancë e dukshme, jo vetëm nga ana gjuhësore, por edhe nga ajo e koncepteve. Me keqinformimin e saj, Rusia po tregon se Kina pajtohet me pushtimin ukrainas dhe e mbështet atë. Në realitet, Kina vazhdon të mos dënojë “operacionin special ushtarak” rus, por duke shmangur çdo lloj fraze që mund të përfaqësojë një formë mbështetjeje.

Dhe kjo është qartazi një mënyrë për të mbetur i pavarur nga qorrsokaku ku është futur Putini. Në fakt, ka të ngjarë që dikush në Pekin t’i dëshirojë efektet e një Rusie të humbur, të dobësuar dhe të menaxhueshme. Nga ana tjetër, për partinë/shtet një Moskë e dobësuar apo edhe e humbur në luftën e Ukrainës, do të nënkuptonte humbjen e forcës së një aleati dikur të dobishëm, që po i nënshtrohet tashmë rrezikut të destabilizimit të mundshëm brenda udhëheqjes ruse (dhe të vendit në përgjithësi).

Megjithatë, tani çështja është sesi do të lëvizë Kina në këto kushte. Nëse zhytet në vështirësi edhe më komplekse, Rusia do të kërkojë një mbështetje më të madhe nga Pekini. A do të detyrohet Xi të bëjë diçka për aq sa ka investuar në këtë partneritet? Është gjithashtu e vërtetë që aleanca Rusi-Kinë bazohet tek interesat. Kjo do të thotë që megjithëse nuk është e dobët, Kina mund të ndryshojë shpejt qasje nëse ndryshojnë dhe interesat që janë në lojë.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:35
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*