Berlini është partner kryesor i Shkupit në rrugën drejt BE-së

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:04

Berlini është partner kryesor i Shkupit në rrugën drejt BE-së

Gjermania është partneri kryesor politik i Maqedonisë së Veriut, i cili edhe më tej do të na mbështesë në përpjekjet për reforma, të cilat i ndërmarrin Institucionet në vendin tonë me qëllim të progresit të shpejtë gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konstatuan në takimin e sotëm ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryesuesi i Komitetit për Bashkimin Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofrajter.

Hofreiter e përsëriti përkushtimin se Gjermania do të vazhdojë edhe në të ardhmen me të gjithë kapacitetin e saj politik dhe institucional ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Çështjet politike, ato të sigurisë, dhe sfidat ekonomike me të cilat përballet kontinenti evropian për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës, gjithashtu ishin temë e bisedës ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët theksuan rëndësinë e përgjigje të përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërinë evropiane dhe globale, kumtoi MPJ.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:04
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*