Balla: SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:14

Balla: SPAK të nisë hetimet për Sali Berishën

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, kërkoi sot nga SPAK të nisë hetimet për ish kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të SHBA e Britanisë për ta shpallur non grata.

Balla tha se nuk e konsideron kërkesën e tij si presion ndaj drejtësisë, për sa kohë vendimi vjen nga aleati strategjik I Shqipërisë.

“Ka një cështje që SPAK po heton për cështje të korrupsionit të nivelit të lartë. Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA.

Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanueshme që Sali Berisha I shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë, po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte.

Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur.’ – tha Balla ndërsa theksoi se kur një person shpallet ‘non grata’, ky person në Shqipëri duhet hetuar s’mund të lihet në dëshirën e prokurorit, aq më tepër kur vendimin për shpalljen non grata vjen nga aleati më i rëndësishëm si SHBA dhe Britania e Madhe.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:14
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*