527 turistë amerikanë ankorohet në portin e Durrësit

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:17

527 turistë amerikanë ankorohet në portin e Durrësit

Mëngjesin e së martës mbërriti në portin e Durrësit kroçera “Nautica” me turistë amerikanë në bord.

Ndonëse këtë vit numri i kroçerave që prekin portin e Durrësit ka rënë ndjeshëm, kjo kroçerë e ka përfshirë Shqipërinë në turin e saj të pjesshëm në Mesdhe.

Me të mbërritur në port, të organizuar turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

Nga qendra e informacionit në Autoritetin Portual mësohet se kroçera që ka lundruar, gjatë natës së kaluar, nga porti grek i Sirios drejt Durrësit, po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u akostua në kalatën 5 mëngjesin e sotëm dhe  në mbrëmje do të lundrojë drejt Dubrovnikut të Kroacisë.

Kronika
By Kronika 13 Shtator, 2022 09:17
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*