E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet 30-vjeçarja, arrestohet pengmarrësi

Kronika
Nga Kronika 2 Gusht, 2022 09:07

E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet 30-vjeçarja, arrestohet pengmarrësi

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e e rëndë në qytetiin e Durrësit ku 30-vjeçarja me inicialet E.D., u mor peng dhe u përdhunua për një javë nga 32-vjeçari Marjus Musaku.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Musaku në vitin 2018 gjithashtu ka marrë peng edhe ish bashkëshorten e tij, të cilën e ka mbajtur të fshehur po në Durrës.

Të njëjtat burime për Top Channel, kanë kontaktuar me familjarët e vajzës, konkretisht me bashkëshortin e saj, ti cili është shprehur se e reja nuk ka pasur njohje të mëparshme me autorin e ngjarjes.

Ngjarja u bë e ditur ditën e sotme nga Policia e Durrësit, e cila është njoftuar mbi situatën nga një çift bashkëshortësh me inicialet  T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Kronika
Nga Kronika 2 Gusht, 2022 09:07