Shqiptari vret gruan me thikë në Greqi, më pas zhduket

Kronika
Nga Kronika 1 Gusht, 2022 08:18

Shqiptari vret gruan me thikë në Greqi, më pas zhduket

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Zakinthos në Greqi.

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos.

Mediet greke raportojnë se pasi kreu krimin, shqiptari është zhdukur, për pasojë autoritetet greke janë vënë në kërkim të 51-vjeçarit.

Sipas ERT, ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte pasur.

Para se ta sulmonte me thikë burri ka rrahur gruan, shkruajnë mediet greke. Mësohet se 51-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë në gjoks të shoqen, transmeton abcnews.al.

Çifti ka tre fëmijë.

Kronika
Nga Kronika 1 Gusht, 2022 08:18