Motori përplas familjen. Babai hero humb jetën, mbrojti me trup djalin 7-vjeçar

Kronika
Nga Kronika 31 Korrik, 2022 08:31

Motori përplas familjen. Babai hero humb jetën, mbrojti me trup djalin 7-vjeçar

Një familje që kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve është përplasur nga një motoçikletë e drejtuar nga një 20-vjeçar: babai 47-vjeçar ka vdekur, fëmija 7-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë, është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën, nëna ka mbetur e padëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur në Bari në Itali. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 ekipet e shpëtimit dhe policia lokale. Babai e shpëtoi djalin e tij duke u bërë mburojë. Motoçiklisti, tashmë i shtruar në spital, po hetohet për vrasje në rrugë. Nuk rezulton pozitiv për testet e alkoolit dhe drogës.

Fillimisht ulërima dhe më pas klithma zemërthyese e gruas që thërriste emrat e djalit dhe burrit të saj. Kjo është skena e makthit e dëshmuar nga dhjetëra persona në breg të detit të Barit. Në trotuar ka mbetur trupi i 47-vjeçarit dhe ai i 7-vjeçarit, ndërsa dyshohet se motori ka qenë me shpejtësi të madhe.

Burri vdiq menjëherë, djali qante i dëshpëruar. Fatale për 47-vjeçarin janë plagët e marra në kokë, pas përplasjes që ka pasur në asfalt.

I riu që shkaktoi aksidentin u shfaq në një gjendje konfuze, ndoshta për shkak të traumës së raportuar. Edhe ai u dërgua në spital për të marrë mjekim, por pas disa orësh doli nga spitali. Ai është duke u hetuar në liri për vrasje në rrugë dhe plagosje nga pakujdesia: deri më tani ndaj tij nuk është vendosur asnjë masë sigurie, sqarojnë hetuesit.

Kronika
Nga Kronika 31 Korrik, 2022 08:31