Nisin dasmat, nisin krismat, nisin pasojat. Plagoset tetovarja!

Kronika
Nga Kronika 14 Korrik, 2022 12:35

Nisin dasmat, nisin krismat, nisin pasojat. Plagoset tetovarja!

Këto ditë, me një intensitet të lartë fillon sezoni i dasmave dhe festave të tjera familjare. Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimit të paautorizuar të fishekzjarreve, të cilat kohëve të fundit kanë qenë, praktikë dëshmuar në rajonin e Pollogut, njofton Flaka

E për pasojë, tani kemi rastet e para të regjistruara nga dëmet e shkaktuara nga përdorimi i armëve.

Kësisoj, të mërkurën në ora 18:30 në SPB Tetovë është raportuar se 59-vjeçarja S.Sh. nga Tetova në oborrin e saj para shtëpisë në Tetovë, është goditur nga një plumb i padenstinuar, pas së cilës me urgjencë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar. Nis nga ky fakt, Polici apelon për kujdesë.

“SPB-Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se gjuajtja me armë është në kundërshtim me Ligjin për
kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtje sipas nenit 31
varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj nvarësishtë nga pasojat, të shtënat mund të përbëjnë edhe vepër penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut)”, njoftojnë nga Policia e Pollogut.

SPB Tetovë po ashtu thekson se fishekzjarrët e dasmave duhet detyrimisht të lajmërohen në stacionet policore apo Njësitë policore të zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre dhe organizatorët të ndërmarrin me kohë masat parandaluese të parapara me ligj.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë tashmë dukshëm ka përforcuar dukshëm aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike dhe me këtë temë, ndër të tjera, janë organizuar takime të shumta të grupeve këshilluese të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane të kësaj zone”, vijon kumtesa e Policisë.

Qëllimi i tyre, thone nga Policia, është parandalimi i ngjarjeve dhe pasojave të padëshiruara të sigurisë. Flaka

Kronika
Nga Kronika 14 Korrik, 2022 12:35