Xhaferi: Antarësimi në degën e BDI-së në Gostivar do të vazhdojë

Kronika
Nga Kronika 13 Korrik, 2022 20:59

Xhaferi: Antarësimi në degën e BDI-së në Gostivar do të vazhdojë

Transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë tre shtyllat kryesore mbi të cilat ne do të funksionojmë në të ardhmen. Këtë e premton Valdet Xhaferi, kryetari i sapozgjedhur i BDI-së në Gostivar në intervistën e tij të parë televizive, përcjell Lobi Maqedoni

Zgjedhjet brendapartiake ai i cilësoi si shumë transparente dhe korrekte dhe sqaroi se BDI nga viti 2019-të në Kongres, kishte vendosur zgjedhjet e brendshme partiake të zhvillohen me formën një anëtarë një votë.

Xhaferi tha se Dega ka vendosur të riorganizojë të gjitha forumet partiake në nivel lokal dhe kjo, sipas tij, bëhet që BDI të korr fitore në zgjedhjet e ardhshme në Gostivar.

“Ne këto ditë pas zgjedhjeve kemi pasur takime me kryetarët e Këshillave Vendor, mbajtëm mbledhjen e parë konstituive të Degës ku morëm hapa dhe vendime konkrete. Pas këtyre dy takimeve dhe konsultimeve që kishim, ne vendosëm që antarësimi në Degën e BDI-së në Gostivar të vazhdoj dhe ftojë bashkëqytetarët që të bëhen anëtarë të BDI-së në Gostivar që të kontribuojnë në organizatën më të fuqishme politike në vend, që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe pjesë e rëndësishme ku të gjithë do të mund të krijojmë politika për të ardhmen. Poashtu, në këto takime kemi vendosur të riorganizojmë Forumin Rinor, Forumin e Gruas dhe të gjitha forumet tjera të partisë me qëllimin e vetëm konsolidimin e fuqishëm që BDI-në ta bëjmë fituese në Gostivar”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar në intervistën për TV Globi. Lobi Maqedoni

Kronika
Nga Kronika 13 Korrik, 2022 20:59