Vijon procesi i anëtarësimeve të reja në BDI-në e Gostivarit

Kronika
Nga Kronika 12 Korrik, 2022 22:24

Vijon procesi i anëtarësimeve të reja në BDI-në e Gostivarit

Edhe pas procesit zgjedhor brendapartiak, vazhdon anëtarësimi në BDI-në e Gostivarit. Lajmi konfiromohet nga kryetari i degës, Valdet Xhaferi i cili në takimin e parë konsolidues të kryesisë së re të degës por edhe në mbledhjen me kryetarët e Këshillave Vendorë ka porositur struktuarën e partisë për të vijuar fushatën e nisur të anëtarësimeve.

“Në këto takime i porosita anëtarët e kryesisë së degës dhe kryetarët e Këshillave Vendorë të sensibilizojnë anëtarësinë rreth procesit të anëtarësimeve të reja, duke mundësuar që çdo qytetari të Gostivarit t’i mundësohet anëtarësimi në BDI. Familja jonë politike është e madhe dhe çdokush është i mirëseardhur. Metoda e anëtarësimit online, vazhdon, sikuse edhe anëtarësimi në zyrat e Partisë, me porosinë që familja jonë politike është e madhe dhe çdokush është i mirëseardhur”.”, shprehet Xhaferi.

Në këto takime Xhaferi ftoi drejtuesit e strukturave partiake të sensibilizojnë anëtarësinë rreth procesit të anëtarësimeve të reja, duke mundësuar që çdo qytetari të Gostivarit t’i mundësohet anëtarësimi në BDI.

Për këtë qëllim, Xhaferi njoftoi që zyrat e BDI do të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 17 deri 20 dhe ditave të shtuna.

Krahas flëtë-anëtarësime që do të shpërndahen në zyrën e partisë, anëtarësimi do të mund të bëhet edhe “online”, përmes faqes elektronike: www.regjistrim.mk

Për këtë qëllim, dega e BDI në Gostivar nga e marta ka nisur fushatën: Anëtarësimi vazhdon, anëtarësohu edhe ti. Gostivari Sot

Kronika
Nga Kronika 12 Korrik, 2022 22:24