RMV, regjistrohen 511 raste të reja me virus

Kronika
Nga Kronika 12 Korrik, 2022 16:21

RMV, regjistrohen 511 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedoni se Veriut njofton se 24 orët e kaluara janë kryer 1.489 teste, ndërsa janë regjistruar 511 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 264 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në Regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar dy viktima nga Shkupi (72 dhe 88). Personat kanë ndërruar jetë me datë 05.07.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 316.729, numri i të shëruarve është 305.503, numri i të vdekurve është 9.337, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.889.

Kronika
Nga Kronika 12 Korrik, 2022 16:21