Arrestohet dibrani!

Kronika
Nga Kronika 11 Korrik, 2022 10:04

Arrestohet dibrani!

Gjatë natës (11-korrik) në ora 01:45, në parkingun përballë objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës,
zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 33-vjeçarin A.Sh. nga Dibra, i cili kërkohej me
telegram nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit, për shkak të dyshimit për përfshirje në
“prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Kronika
Nga Kronika 11 Korrik, 2022 10:04