Ja pse Kastrioti dhe Skenderi sot meritojnë respekt!

Kronika
Nga Kronika 4 Korrik, 2022 21:51

Ja pse Kastrioti dhe Skenderi sot meritojnë respekt!

Shkruan: Driton ZENKU

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë pavarësinë. Ishte viti 1776 dhe data 4 korrik kur populli amerikan përjetojë Deklaratën e Pavarësisë dhe kur shtetet federale tashmë ishin shtete të bashkuara, të lira dhe të pavarura.

Si popull më pro amerikan në Ballkan dhe jo vetëm, populli shqiptar i gëzohet kësaj feste të madhe të popullit mik amerkian. Pavarësia për ne shqiptarët ka një domethënie të veçantë dhe u gëzohemi dy datave jetike për kombin tonë, vitin 1912 dhe vitit 2008 kur dhe festojmë pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Sot në ditën e pavarësisë së SHBA-ve, më rastisi të shkruaj për dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepin dhe Skender Rexhepi. Ishte krejtësisht rastësi, edhe pse në këtë ditë të veçantë për amerikanët në vendin tonë po organizohen protesta nga partitë maqedone VMRO-DPMNE dhe “Levica”, ekstreme.

Këto dy subjekte politike kundërshtojnë propozimin francez për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë e që nënkupton heqjen e barrierës së fundit për fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, një aspiratë që po përkrahet fuqishëm nga SHBA-të dhe shtetet e BE-së dhe kundërshtohet nga politika ruse.

Nga pozicioni i opozitës, VMRO-DPMNE dhe “Levica”, po bëhen pengesa kryesore dhe gjeneratorët e krijimit të krizës politike në vend.

Pse i përmenda deputetët Kastriot dhe Skender Rexhepi?

Me 5 nëntor të vitit 2021 u pretendua të jetë krijuar një shumicë e re 61 me këto dy parti politike maqedonase dhe tre parti të tjera shqiptare. Çështja ishte gatise e kryer dhe pritej që të krijohet shumicë e re parlamentare.

Ishin deputetët Skender e Kastriot Rexhepi që prishën matematikat, dhe falë tyre sot VMRO-DPMNE dhe “Levica”, ndodhen në opozitë, nga ku dhe mundohet të krijojnë krizë politike në kundërshtim të plotë me politikat e BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve dhe në favor të Moskës zyrtare.

Të mendojmë dy momente. VMRO-DPMNE dhe “Levica”, në qeveri dhe Gordana Siljanovska-Davkova presidente e shtetit. Në këto rrethana k do të ishte sot Maqedonia e Veriut dhe në çfarë pozicioni do të ishin partitë politike shqiptare në këtë qeveri?

Jam i sigurt që derisa presim që të pranohet pranohet propizimo francez dhe të hapen dyert e BE-së për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me VMRO-DPMNE dhe “Levica”, në qeveri dhe Gordana Siljanovska – Davkova në Vilën Vodna, as që do flisnim për këtë çështje. Shteti do të ishte futur në krizë të thellë politike, i izoluar nga ndërkombëtarët dhe tensionet ndëretnike do të ishin rritur në rrezikshmëri për stabilitetin e shtetit.

Sot, nuk kërkoj llogari për tre partitë shqitare që u ulën në tavolinë bashkë me VMRO-DPMNE dhe “Levicës”, por shpreh respkekt për deputetët Kastriot dhe Skender Rexhepi për situatën politike në të cilën ndodhemi, fillë para hapjes së negociatave m BE-në.

Ky respekt për deputetët Kastriot dhe Skender Rexhepi nuk duhet të mbetet vetëm në reshtat e këtij opinioni, por shoqëria dhe së paku partia shqiptare në pushtet, BDI duhet të tregohet e vëmendshme dhe dy deputetët që mbajtën Maqedoninë e Veriut në binarët e politikës perëndimore, të marrin trajtimin e meritur. Mund të kenë patur 1001 arsyje pse e morën vendimin e tyre të guzimshëm në momente kyqe për vendin, por arsyeja që sot flet dhe duket është afrimi më afër se kurrë i Maqedonisë së Veriut në dyert e Bashkimit Evropian. Kjo ka rëndësi dhe asgjë tjetër.

Kronika
Nga Kronika 4 Korrik, 2022 21:51