E zuri rryma, vdes 11 vjeçarja

Kronika
Nga Kronika 3 Korrik, 2022 09:34

E zuri rryma, vdes 11 vjeçarja

Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

E mitura është dërguar në spitalin e Traumës, ku më pas nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, shkruan TCh.

Kronika
Nga Kronika 3 Korrik, 2022 09:34