Turistja sulmohet për vdekje nga peshkaqeni

Kronika
Nga Kronika 2 Korrik, 2022 19:48

Turistja sulmohet për vdekje nga peshkaqeni

Pushimet në një resort turistik në Egjipt rezultuan fatale për një turiste austriake, pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte në plazhet e Sharm El Sheikh.

Turistja 68-vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte. Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni i pret asaj krahun dhe këmbën.

Si pasojë e sulmit, ajo ndërroi jetë pak më vonë, teksa po transportohej me ambulancë në spital për shkak të gjakderdhjes.

Pas ngjarjes tronditëse, turistët që kanë regjistruar me celularët e tyre skenën, kanë reaguar ashpër për mungesën e shpëtimtarëve në plazh, të cilët mund të kishin ndërhyrë për të shpëtuar viktimën.

Autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën përreth për tre ditë nga frika e rishfaqjes së peshkaqenëve të tjerë në ato ujëra.

Kronika
Nga Kronika 2 Korrik, 2022 19:48