Nënë për herë të parë, Gerta Shino ndan fotot e ëmbla me djalin

Kronika
Nga Kronika 2 Korrik, 2022 19:55

Nënë për herë të parë, Gerta Shino ndan fotot e ëmbla me djalin

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, blogerja ka njoftuar se ajo dhe partneri, Florent Avdulahi, janë bërë prindër të një djali në datën 18 qershor.

Blogerja ka ndarë me ndjekësit momentin e ëmbël, teksa qëndron me vogëlushin dhe i jep gji. “Qumështi është pija jonë e preferuar shkruan ajo”, ndërkohë që në disa imazhe të tjera duket me karrocën e djalit, teksa shëtisin në rrugët e Norvegjisë, ku jeton prej vitesh.

Më herët, Gerta ndau me ndjekësit historinë e shtatzënisë së saj të parë, ku për shkak të disa komplikacioneve ajo dështoi fëmijën. Më pas, ajo ka treguar lajmin e ëmbël se është sërish shtatzënë dhe muajin e kaluar lindi një djalë të shëndetshëm.

Kronika
Nga Kronika 2 Korrik, 2022 19:55