Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët

Kronika
Nga Kronika 1 Korrik, 2022 15:46

Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh.

Shtetasi N. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honday”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. M., 60 vjeç dhe Dh. Sh., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Kronika
Nga Kronika 1 Korrik, 2022 15:46