E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelmassa Itali, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Sipas mediave italiane, bëjnë me dije se shqiptarja Bianca Papushallaj, 18-vjeçe vdiq si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një pemë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme 30 qersho, Torretta di Legnago, në zonën e Veronese, ku Papushallaj humbi jetën në vend, ndërsa mikesha e saj është plagosur rëndë.
Sipas informacioneve fillestare, dy të rejat ishin nisur drejt Legnago-s, në një zonë fshati, kur mjeti rreth orës 21, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë.