Pamje nga aksidenti tragjik në Çajlë të Gostivarit

Kronika
Nga Kronika 12 Prill, 2022 22:35

Pamje nga aksidenti tragjik në Çajlë të Gostivarit

Drejtuesi i aksidentit që ndodhi sonte rreth orës 19 në Çajlë, është transferuar në Klinikën Neurokirurgjike të Shkupit dhe është në rezik për jetë, njofton Gostivari Sot

Ndërkohë tre shoqëruesit e tjerë që ndodhën në automjetin e aksidentuar janë me lëndime të lehta trupore dhe po trajtohen në Spitalin e Gostivarit.

“Nga aksidenti pësuan 4 persona të lenduar, 3 me lendime me të lehta që trajtohen për momentin në Spitalin tonë, ndërsa njëri pacient është dërguar në Spitalin e Shkupit”, deklaroi për Gostivari Sot drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 në magjistralen Çajlë-Forinë, në hyrje të fshatit Cajlë. 

Nga Policia e Gostivarit njoftuan për Gostivari Sot që sot rreth orës 19 e 20 në SPB Tetovë është raportuar aksidet trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Çajle të Gostivarit në afërsi të Xhamisë, ku vetura “Volkswagen”, me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 20-vjeçari B.Z. nga Çajlja, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtylle betoni.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi B.Z. të cilat janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar, ku po trajtojtohen edhe 3 pasagjerët e të njëjtës veturë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, njoftuan nga DPB-Gostivar.

Informatat nga Spitali i Gostivarit flasin që njëri nga pasagjerët me lëndime më të mëdha menjëherë është transferuar për në Klinikën e Shkupit. Tre të tjerët janë shtruar për trantim në Spitalin e Gostivarit dhe janë jashtë rezikut për jetë.

Nga goditja në shtyllën prej betoni, motori i automjetit është shkëputur nga karoseria dhe ka përfunduar në asfalt. 

Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer Prokurori publik dhe ekipi nga DPB Gostivar. Gostivari Sot

Kronika
Nga Kronika 12 Prill, 2022 22:35