Tentuan të grabisin argjendarinë, pronari përleshet me hajdutët

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:42

Tentuan të grabisin argjendarinë, pronari përleshet me hajdutët

Një tentativë për të grabitur një argjendari ka ndodhur me qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Dollari”.

Dy hajdutët, përkatësisht një burrë e një grua, janë përpjekur të vjedhin argjendarinë duke përdorur antidjersën si një mjet i ftohtë.

Megjithatë ata kanë hasur në rezistencën e pronarit që arriti t’i zbrapsë hajdutët deri në mbërritjen e policisë.

Ata u arrestuan më pas nga blutë e qytetit verior.

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:42