Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe i bie banesës. Përfundon rëndë në spital

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:32

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe i bie banesës. Përfundon rëndë në spital

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. K.A ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë shoferi ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur ngjarjen.

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:32