“Luks i shfrenuar”/ Kriminologu italian: Dubai epiqendra e bosëve të mafies shqiptare

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:21

“Luks i shfrenuar”/ Kriminologu italian: Dubai epiqendra e bosëve të mafies shqiptare

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio, thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në këtë vend, ku vetë drejtësia arabe është neglizhente në këtë drejtim, por edhe mungesa e marrëveshjes së ekstradimit është një problem më vete.

Nga Shqipëria janë të paktën 6 persona, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, të cilët strehohen në Dubai. Numri i të kërkuarve në këtë vend me identitete të ndryshuara, është mbi 20.

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:21