Gazetari italian: Mafia po “ha” Evropën përballë heshtjes së të gjithëve

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:29

Gazetari italian: Mafia po “ha” Evropën përballë heshtjes së të gjithëve

Roberto Saviano jeton fshehurazi prej 15 vitesh, i mbrojtur nga policia që me botimin e librit të famshëm “Gomorra”, ku denonconte hapur mafian dhe krimin e organizuar në Itali.

Një libër i cili u shndërrua në ndër më të shiturin por që i solli një jetë plot andralla e të vështirë. Së fundmi, Saviano ka nxjerrë romanin grafik me titullin “Jam ende gjallë”, një bashkëpunim me karikaturistin Asaf Hanuka. Sipas shkrimtarit italian, mafia është duke ‘ngrënë’ Evropën dhe përballë këtij realiteti të gjithë po heshtin. Në një intervistë për gazetën spanjolle Lavanguardia, Saviano shpjegon se si sot nuk është më ai solidaritet që ka qenë dikur kur kërcënoheshin me jetë gazetarët.

Thirrja e fundit e këtij romani grafik, “Jam ende gjallë!” Është triumf apo një klithmë dëshpërimi?

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:29