Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e një 33-vjeçari

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:14

Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e një 33-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personat me E. S. (24) dhe Gj. S. (55), shtetas kosovarë, lidhur me një rast të rrëmbimit më 26.01.2022, rreth orës 22:45, në Shtrubullovë të Drenasit.

Personi i rrëmbyer, i moshës 33-vjeç, ishte dërguar në një lokacion në komunën e Lipjanit, me ç’rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.

Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme, si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar.

Dy të dyshuarit e arrestuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet janë ngritur për veprat “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim trupor”, si dhe “Kanosje”.

Kronika
Nga Kronika 27 Janar, 2022 22:14