Vajza humb kontrollin e makinës

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 22:03

Vajza humb kontrollin e makinës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksi Tiranë-Durrës është burim aksidentesh për shkak se drejtuesit e mjeteve qarkullojnë me shpejtësi të lartë.

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 22:03