Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 20-vjeçari

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 21:52

Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 20-vjeçari

Një sherr çasti mes të rinjsh ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të autorit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen 17 të Durrësit, ndërsa policia identifikoi autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Ka qenë një konflikt verbal për motive të dobëta mes tre të rinjsh që ka përfunduar në përplasje fizike dhe përdorimin e një arme të ftohtë.

Enea Hoxha, 20 vjeç është identifikuar si i riu që ka plagosur me thikë shtetasin Denis Spahiu, 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në sherr  është përfshirë dhe një i ri tjetër Aldor Kolmarkaj.

Shërbimet e policisë që  mbërritën në vendngjarje  krehën zonën dhe bënë të mundur kapjen e dy të rinjve të përshirë në plagosjen e 20-vjeçarit.

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 21:52