Kush është 34-vjeçari që dyshohet se hodhi tritolin në banesën e Armando Dukës
Arlen Hasanaj, është shoqëruar mbrëmjen e sotme si autor i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive një natë më parë në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Në identifikimin dhe kapjen e autorit e tij kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.
Në pranga ka rënë i riu Arlen Hasanaj, 34 vjec, banues në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, ndërsa vendimtare për të bindur hetuesit se ai është autori, kanë qenë hyrje-daljet e tij në pallat si dhe krahasimi i identitetit të tij.
Për blutë e Durrësit është ende i paqartë motivi që e ka dërguar Hasanajn drejt një veprimi të tillë dhe nëse ka ndonjë konflikt me Armand Dukën. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke lëvizur me një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra.
Hasanaj gjithashtu është parë përmes ndjekjes së itinerarit të tij nga kamerat e sigurisë në zonë, të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.