Kanabisi mjekësor, specialistët: Lehtëson sëmundjet e rënda
Përdorimi i kanabisit mjekësor lehtëson dhe ndihmon në simptomatologjitë e pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda si tumoret apo HIV AIDS, por nuk shërojnë. Por cilat janë disa nga kategoritë kryesore që mund të perdorin derivatet e kanabisit mjekësor, në vendet ku është i lejuar?
Për legalizimin ose jo në vendin tonë, specialistët rekomandojnë që duhet nje axhendë kërkimore që studion avantazhet dhe disavantazhet tek pacientët.
Mjekët toksikologë u bëjnë apel prindërve që të bëjnë kujdes me adoleshentët, pasi kjo kategori po bëhet gjithnjë e më përdoruese të marijuanës.