Hëngri thikën për dashurinë, vajza e plagosur në duart e mjekëve

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 08:02

Hëngri thikën për dashurinë, vajza e plagosur në duart e mjekëve

Një vajzë 20-vjeçe mbeti e plagosur mbrëmë në Qytet Studenti pas një sherri për një histori rozë që përfundoi me thikën në trup.

Abcnews.al mësoi gjatë ditës së sotme se vajza 20-vjeçe u godit disa herë më thikë nga një 18-vjeçare duke përfunduar në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. qëlloi disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit. Një burim nga spitali i tha abcnews.al se plagët ishin të rënda për Aurorën, por nuk ka rrezik për jetën.

Shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë. Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave. /abcnews.al

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 08:02