Dy vëllezërit kërcënojnë 60-vjeçarin për motive pronësie dhe qëllojnë me armë
Një 60-vjeçar është kërcënuar nga dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnec të Njësisë Administrative Pult në Shkodër rreth orës 19:05.
Sipas policisë, vëllezërit P.A. 54 vjeç dhe N.A. 46 vjeç kërcënuan 60-vjeçarin me iniciale N.U. dhe më pas qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit.
Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al