Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me armë zjarri një person 

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 21:57

Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me armë zjarri një person 

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin B.H, 25-vjeçar nga Prishtina, për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në personin tjetër duke e lënë kështu të plagosur.

Rasti kishte ndodhur më 21 janar të këtij viti, rreth orës 16:45 në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

“Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Lidhur me këtë rast, policia ka identifikuar të dyshuarin; B. H, mashkull 25-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për t’u proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë”, njofton policia, raporton Zeri.info.

Tutje mësohet se polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, e cila është një revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.

Kronika
Nga Kronika 26 Janar, 2022 21:57