Zjarri në New York, ende nuk dihet nëse ka shqiptar në mesin e viktimave

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 07:59

Zjarri në New York, ende nuk dihet nëse ka shqiptar në mesin e viktimave

Të dielën ka ndodhur një shpërthim zjarri në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook.

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 07:59