Pollog, dje u zbuluan 8 persona që drejtonin automjetet pa leje

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 11:38

Pollog, dje u zbuluan 8 persona që drejtonin automjetet pa leje

Në kuadër të kontrollit të vazhdueshëm dhe aktiviteteve tjera për zbulimin dhe sanksionimin e personave që drejtojnë automjete pa patentë shofer, dje (09-janar) janë regjistruar 8 persona (TE-6 dhe GV-2) të cilët nuk kanë pasur patentë të vlefshme, 5 shofer në gjendje të alkoolizuar (TE-1 dhe GV-4), 3 shoferë fillestarë (TE-1 dhe GV-2) të cilët nuk kanë respektuar kufizimet ligjore të parashikuara për këtë kategori pjesëmarrësish në trafik, si dhe lloje të tjera të kundërvajtjeve.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat adekuate. Kronika.mk

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 11:38