Katër tetovarë kapen me drogë

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 11:11

Katër tetovarë kapen me drogë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona nga fshati Pirok i Tetovës pasi janë kapur me substanca narkotike. Policia gjatë kontrollit ka gjetur marihuanë dhe kokainë.

“Janë ndaluar H.Q (26), L.A. (23), M.P. (23) dhe S.U. (23), të gjithë nga fshati Pirok i Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër është gjetur një qese me kokainë dhe marihuanë”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër do të bëjë kallëzim përkatës.

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 11:11