Dridhjet e fuqishme të tërmetit të mbrëmshëm në Manastir

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 08:06

Dridhjet e fuqishme të tërmetit të mbrëmshëm në Manastir

Mbrëmë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka pasur tërmet të fuqishëm i cili është ndjerë në gjithë ballkanin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm prej 5,6 shkallë të Rihterit dhe ka shqetësuar të gjithë në orën 23:54 në natën e së djelës (9 janar).

Në Manastir është ndjerë më shumë dhe qytetarët kanë ndarë incizime nga kamerat e sigurisë të cilat i kanë shpërndarë në rrjete sociale për të treguar fuqinë e dridhjes.

Sipas autoriteteve, nuk ka të lënduar por vetëm qytetarë të friksuar që kanë kaluar natën para banesave dhe shtëpive të tyre. Ka dëme materile nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa të larta. VIDEO

Kronika
Nga Kronika 10 Janar, 2022 08:06