Vetura bie në një kanal, lëndohen katër persona

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 10:07

Vetura bie në një kanal, lëndohen katër persona

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti kur vetura me të cilën po lëviznin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka dalur nga rruga duke u rrokullisur në një kanal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.

Njëri nga të lënduarit vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK, ndërsa tre të lënduarit e tjerë pas trajtimit Spitalin e Pejës janë liruar. 

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 10:07