Tërmeti në Greqi, media greke: Nuk ka raportime për dëme materiale

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 22:56

Tërmeti në Greqi, media greke: Nuk ka raportime për dëme materiale

Media greke, Protothema, ka raportuar për tërmetin 5.3 shkallë që ka goditur rajonin e Follorinës.

Lëkundjet goditën pak minuta më parë 3 kilometra në veriperëndim të Follorinës dhe në një thellësi fokale prej 14.3 kilometrash. Tërmeti sipas të dhënave fillestare është ndjerë në të gjithë Greqinë Veriore, transmeton portal arbresh.info

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Brenda minutave në vijim u regjistruan edhe tre lëkundje të tjera, 3.5 Rihter 19 km në perëndim në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale dhjetë km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në thellësi 10 km.

Media greke shkruan se njerëzit kanë dalë nga shtëpitë e tyre menjëherë pas lëkundjes, por nuk kanë raportuar për dëmë materiale./arbresh.info/

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 22:56