Policia zbulon depon e armatimit, arrestohen 3 persona

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 10:55

Policia zbulon depon e armatimit, arrestohen 3 persona

Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Start 2022”, ka vënë në pranga tre persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë: Skënder Dudija, 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit;

Ali Çelmeta, 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje;  

Mikael Durrsaku, 20 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi Ergi Tosko 20 vjeç, banues në Peqin.

Policia e Elbasanit në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, pas ndjekjes me metoda proaktive, në lagjen ”Xhami” të qytetit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një granatë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje  kriminale kundër jetës dhe pronës. Armët e sekuestruara janë dërguar për veprime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë./tvklan.al

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 10:55