Policia arreston të shumëkërkuarin, i gjen në banesë…

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 09:58

Policia arreston të shumëkërkuarin, i gjen në banesë…

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të Bledar Delia( Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre,  Lezhë.

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 7 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë./tvklan.al

Kronika
Nga Kronika 9 Janar, 2022 09:58