Protesta e Berishës degjeneroi në dhunë

Kronika
Nga Kronika 8 Janar, 2022 14:29

Protesta e Berishës degjeneroi në dhunë

Policia e Shtetit njofton se po mbledh provat e dhunës në selinë e PD-së për të vendosur përpara drejtësisë të gjithë autorët që e kthyen në skenë krimi selinë blu. Policia e Shtetit u përgjigjet edhe akuzave të Sali Berishës duke deklaruar se mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe çdo akuze apo insinuatë me sfond politik ndaj saj është thjesht e papranueshme.

“Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, në selinë e Partisë Demokratike, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës.

Duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.

Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëlllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë ne akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë.

Në vijim do të ketë njoftime të tjera lidhur me këtë situatë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe çdo akuze apo insinuatë me sfond politik ndaj saj është thjesht e papranueshme” mbyllet deklarata.

Pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra./ Abcnews.al

Kronika
Nga Kronika 8 Janar, 2022 14:29