Dhuna në PD! Ambasada italiane: E papranueshme!

Kronika
Nga Kronika 8 Janar, 2022 14:32

Dhuna në PD! Ambasada italiane: E papranueshme!

Ambasada italiane në Tiranë reagon për protestën e dhunshme të zhvilluar sot para selisë së PD, e thirrur nga Sali Berisha. Ambasada italiane dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se “Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar”.

REAGIMI:

Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar.U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben.

Kronika
Nga Kronika 8 Janar, 2022 14:32