Marrëdhënie seksuale, pas kallëzimit të së miturës u arrestua 19-vjeçari

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 18:41

Marrëdhënie seksuale, pas kallëzimit të së miturës u arrestua 19-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur, këtë herë në Shkodër, ku policia ka arrestuar një 19-vjeçar.

Shtetasi me inicialet D.M., akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit.

Ka qenë e dhunuara, një 15-vjeçare, e cila ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shtetasi D.M., e ka detyruar të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç”.

“Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisaratin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Top Channel

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 18:41