Kreu vjedhje të rënda, arrestohet hajni i shumëkërkuar

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:17

Kreu vjedhje të rënda, arrestohet hajni i shumëkërkuar

Kohëve të fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve nëpër institucione mikrofinanciare ose lokale të tjera në Prishtinë dhe qytete tjera.

Madje disa persona njihen edhe për vjedhje të njëpasnjëshme siç është rasti i një të dyshuari, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në rajonin e Prishtinës.

Pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali tregojnë se si ai e kryen një vjedhje në një lokal në Prishtinë në pikë të ditës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari për këto vjedhje është arrestuar sot gjatë orëve të pasdites.

Sipas videos së siguruar nga Sinjali, i dyshuari e fut dorën brenda tavolinës së recepsionit në një lokal dhe merr disa gjëra. Ai shihet se në kokë ka vendosur një kapelë dhe mban një qantë krahu.

Shumica e vjedhjeve po kryhen nën kërcënimin e armëve ose mjeteve të mprehta, siç ishte rasti i djeshëm në “Money Gram”.

E rritja kaq e madhe e vjedhjeve po shkakton shumë frikë e pasiguri te qytetarët.

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:17