I Shpërtheu bombola e gazit në banesë, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarin

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:10

I Shpërtheu bombola e gazit në banesë, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarin

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Në banesë ku jetonte i moshuari H.G, ka qenë duke gatuar në momentin kur ka shpërthyer bombola dhe ballkoni ishte përfshier nga flakët, shkruan ora news

Mbërritja në një kohë e efektivëve të Repartit Zjarrfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime H.G, që jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjen së bashkëshortes së tij./21Media

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:10